Vetëm një javë, pasi u njoftua se Xiaomi po përgatit një telefon me një kamerë 48MP, një informacion tjetër interesant vjen nga ky prodhues i famshëm kinez.
Kompania po përgatit telefonin Xiaomi Play, i cili do të prezantohet më 24 dhjetor.
Informacioni u postua nëpërmjet rrjetit social kinez Weibo, nga përdoruesi i cili sugjeroi që Xiaomi do të mbajë një ngjarje të veçantë promocionale pas pak javësh.
Megjithëse, asgjë nuk është zbuluar për Xiaomi Play, thuhet se ky do të jetë telefon i dedikuar për përdoruesit që janë të interesuar për video-lojëra, transmeton ksp.
Telefoni i ri do të jetë rival i drejtpërdrejtë i Honor Playit, me një çmim të ngjashëm, pasi që Xiaomi tashmë ka telefonat e duhur për video-lojërave si Black Shark dhe Black Shark Helo. Disa burime nga Kina sugjerojnë se kjo mund të jetë një markë e re e quajtur Pocophone F1.
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu