Tech

Xiaomi prezanton Mi Mix 2S në version të ri të veçantë

Kompania e njohur kineze, Xiaomi, ka lansuar modelin Mi Mix 2S në version me ngjyrë të bardhë ose të zezë, por tani ajo ka prezantuar këtë model në version të ri – Emerald Green (në ngjyrë të gjelbër).

Ky version do të jetë i kufizuar dhe kompania atë e ka zhvilluar në bashkëpunim me Dunhuang Academy, transmeton Koha.net. Ngjyra e re imiton gurin e çmuar të Zhadës (Jade), i njohur në Kinë, dhe do të jetë në dispozicion për blerje më 14 gusht.

{gallery}

Specifikat e Mi Mix 2S në version të ri nuk kanë ndryshuar – ekrani 5.99-inç LCD me rezolucion Full HD+. Pasi që është smartfon në edicion luksoz, mund të blihet vetëm në konfigurimin e lartë të memorieve – 8 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme.

Sa i përket çmimi, versioni Emerald Green pritet të kushtojë rreth 500 euro.