Telefoni për gaming Xiaomi Black Shark 2 Pro deri më tani ka qenë në dispozicion në variantet e ngjyrave Electric Black dhe Ice Ash. Tani kompania kineze e ka prezantuar edhe një version, të emërtuar Stream Purple, i cili do të dalë në shitje nga 1 nëntori, raporton PlayfulDroid.
Black Shark 2 Pro ka ekran AMOLED 6.39 inçësh, i cili ofron raport të faqeve prej 19,5:9 dhe rezolucion 2340 x 1080p Full HD+. Në ekran është i vendosur sensori për gjurmë të gishtave, shkruan KOHA Ditore. Telefoni punon me sistemin operativ Android 9 Pie, me Joy UI. Çipseti është Snapdragon 855+, së bashku me 12 GB RAM. Telefoni është në dispozicion në versionet e hapësirës për ruajtje nga 128 GB, 256GB dhe 512 GB, dhe nuk ka opsion për zgjerim përmes sllotit microSD.
Në anën e pasme, Black Shark 2 Pro i ka kamerat 48Mp + 12MP, ndërsa në pjesën e përparme është sensori selfie 20MP. E gjitha furnizohet nga bateria 4000mAh që e mbështet mbushjen e shpejtë prej 27W.