Xiaomi Black Shark 2 pritet në muajt në vazhdim, ndërsa dimë tashmë që ky telefon do të ketë teknologjinë e re të ftohjes së lëngshme të emërtuar Liquid Cool 3.0. Informata tani është konfirmuar përmes profilit Weibo të nënbrendit për gaming të Xiaomit, bashkë me promo videon e parë të pajisjes së ardhshme, shkruan GSMArena.
Black Shark 2 është emërtimi që po ashtu është konfirmuar. Benchmark testet e rrjedhura më herët kishin konfirmuar që Black Shark i ri do të ketë çipsetin Snapdragon 855 dhe të paktën 8 GB memorie RAM. Ky telefon mban shenjën e modelit SKW-A0, dhe si duket do të vijë me përkrahje 27W për mbushje të shpejtë, të tillë çfarë e ka edhe Xiaomi Mi 9, shkruan KOHA Ditore.
Ky telefon vjen me Android Pie qysh nga fillimi, dhe pasi që bëhet fjalë për telefon për gaming, Black Shark 2 do të mudn të ketë Game Turbo bashkë me shumë avancime për CPU, GPU dhe rrjet për të përmirësuar përvojën e gamingut. Thashethemet po ashtu flasin për modelin me 12 GB memorie RAM dhe ekranin e madh me korniza të holla.
-
Samsung Bespoke AI: Teknologjia që sjell të ardhmen në shtëpinë tuaj – tani me oferta Black Friday në Aztech
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?