Vitin e kaluar, kompania e njohur kineze Xiaomi ka lansuar Mi Mix 2, pasardhësin e modelit të saj me ekran pothuajse pa skaje – Mi Mix.
Muajin e kaluar, Phone Arena ka raportuar se ky prodhues mund të lansojë një version të ri të Mi Mix 2 në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC 2018), transmeton Koha.net. I quajtur Mi Mix 2s, specifikat e të cilit janë zbuluar sot nga një postim në uebfaqen e njohur kineze Weibo. Sipas këtij postimi, telefoni i ri pritet të vijë me ekran 5.99-inç Full dhe trup nga qeramika.
Gjithashtu, Mi Mix 2s pritet të vijë me procesor Snapdragon 845 me tetë bërthama dhe grafikën Adreno 630, 8 GB RAM memorie dhe 256 GB memorie të brendshme, kamerën kryesore të dyfishtë (12 + 12 megapikselë), si dhe me sensor për gishtërinj të vendosur nën ekran.
Përveç specifikave, në këtë postim është zbuluar edhe dizajni i Xiaomi Mi Mix 2s, i cili tregon se telefoni do të vijë me skaje më të holla të ekranit për dallim nga Mi Mix 2.
Për detajet më të hollësishme mbetet të presim ti kuptojnë kur do të hapet MWC 2018 më 26 shkurt në Barcelonë.
{gallery}