Sipas një raporti të ri nga Kina, Xiaomi Mi 6 do të jetë në dispozicion në dy versione. Këto dy versione nuk do të dallojnë vetëm në memorie, por edhe në specifika tjera.
Versioni më i fuqishëm do të vijë me ekran Full HD 1080 pikselë, ndërsa versioni tjetër më i shtrenjtë do të vijë me ekran Quad HD, transmeton Koha.net. Sa i përket memories, versioni bazë do të ketë 4 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme, ndërsa versioni me ekran Quad HD do të ketë 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme.
Gjithashtu, në raport thuhet se Mi 6 do të vijë me kamerë të përparme Sony IMX268 prej 8 megapikselë e me autofokus, si dhe me kamerë kryesore Sony IMX386 prej 12 megapikselë.
Xiaomi Mi 6 pritet të dalë në shitje në prill të këtij viti.

-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple