Tech

Kështu duket Xiaomi Mi 6 Plus

Menjëherë pas shfaqjes së specifikave të telefonave të ardhshëm të avancuar të kompanisë së njohur kineze Xiaomi, Mi 6 dhe Mi 6 Plus, janë shfaqur edhe disa fotografi në të cilat shihet dukja reale e modelit Plus.

Ashtu siç është thënë, Mi 6 Plus do të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë, por më interesante është se ai do të vijë ndoshta edhe me 8 gigabajt RAM memorie, transmeton Koha.net.

Ditë më parë është spekuluar se Xiaomi do të lansojë së shpejti dy telefona të rinj dhe se modeli bazë do të kishte 4 GB RAM, ndërsa tjetri 8 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme.

Të dy modelet pritet të punojnë me sistemin operativ Android 7.0 me ndërfaqen MIUI, si dhe pritet të vijnë me procesor më të ri Snapdragon 835.

Ende nuk ka informacion se kur do të lansohen këta dy smartfona të rinj të Xiaomit.

{gallery}