Telefonat e ardhshëm të avancuar të kompanisë së njohur kineze, Xiaomi, Mi 6 dhe Mi 6 Plus priten të zbulohen gjatë këtij muaji (përmendet 16 prilli), dhe sa i përket specifikave të tyre ende nuk janë zbuluar të gjitha në mënyrë zyrtare.
Ndërkaq, tani është shfaqur një fotografi në të cilën shihet paketimi i këtij modeli, Mi 6.
Në paketim, pothuajse të gjitha specifikat e këtij smartfoni janë të shkruar, të ngjashme me ato për të cilat është spekuluar kohëve të fundit, përveç kamerës.
Sipas të dhënave në paketim, Xiaomi Mi 6 do të vijë me kamerën kryesore prej 30 megapikselë, ndërsa a do të jetë kjo e vërtet mbetet të kuptojmë deri në ditën e lansimit.
Për më shumë detaje rreth specifikave të këtij modeli dhe modelit Mi 6 Plus, mund të lexoni KËTU.

-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple