Tech

Xiaomi Mi 6 në version qeramikë shitet brenda sekondave

Së fundmi është prezantuar smartfoni më i ri i kompanisë Xiaomi, Mi 6, dhe është përfolur se do të fillojë menjëherë shitja e tij, por duket se kjo gjë është duke ndodhur në të vërtetë tani, sidomos në version qeramikë.

Smartfoni i ri në version qeramikë (Ceramic Edition) filloi shitjen sot dhe, siç raporton Android Authority, njësitë të cilët ishin në dispozicion në shitjen e parë janë shitur brenda sekondave, transmeton Koha.net. Xiaomi Mi 6 Ceramic Edition kushton rreth 390 euro.

Nuk ka informata se kur do të fillojë përsëri shitja e këtij smartfoni. Nëse Xiaomi nuk do të ketë ndonjë vonesë në prodhim, Mi 6 Ceramic Edition ndoshta do të dalë në shitje përsëri së shpejti sepse duket se njerëzit janë shumë të interesuar për të.

Përveç rretheve të kamerës kryesore të dyfishtë nga ari 18-karat dhe kornizës nga qeramika, Mi 6 Ceramic Edition është identik me modelin jo-qeramik për sa i përket specifikave tjera. Ai vjen me ekran 5.15-inç Full HD, procesor Snapdragon 835, si dhe me 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme e cila nuk mund të zgjerohet më shumë.