Smartfoni më i ri i avancuar i kompanisë së njohur kineze Xiaomi, Mi 6, është pothuajse gati të fillojë javën tjetër shitjen.
Sipas një fotografie nga ana e punëtorëve të fabrikës, grupi i parë i Xiaomi Mi 6 është i gatshëm për dërgesë, transmeton Koha.net.
Nuk është bërë e ditur ende se sa njësi janë prodhuar deri tani, por sipas informacioneve të para kompanisë do t’i duhet shumë kohë për përmbushjen e kërkesave të mëdha.
Shitësi zyrtar Jingdong (JD.com) ka regjistruar mbi 800,000 kërkesa për Xiaomi Mi 6, ndërkaq ka premtuar se shumë shpejt Mi do të dalë në shitje nëpër dyqane në Kinë.

Artikuj të ngjashëm
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë