Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Windows Terminal v0.3 në dispozicion me një numër të madh përmirësimesh

Microsofti e ka publikuar një azhurnim të madh për aplikacionin e vet Windows Terminal. Aplikacioni i konzolës është ende në beta, kështu që versioni i ri është shënjuar si 0.3, por vjen me shumë risi, raporton Neowin.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

I helped rescue a baby after driver ran red light, causing 2-car crash in Sylmar . . . #dannytrejo #sylmar #ktla #abc7

A post shared by Danny Trejo (@officialdannytrejo) on

Një nga funksionet kryesore është se është e mundur ta tërhiqni fushën me emër nëpër ekran, gjë që më parë nuk ishte në dispozicion. Ofrohet edhe një pamje më e mirë e butonit dropdown, ndërsa butonat për zvogëlim, zmadhim dhe mbyllje e kanë të njëjtën ngjyrë si pjesa tjetër e “title bar”.

Tani janë në dispozicion funksione të reja për qasje, kryesisht ato që janë shtuar në Windows Console në kuadër të Windows 10 versionit 1703, shkruan KOHA Ditore. Narratori tani mund të bëjë navigim dhe t’i lexojë kontrollet Windows Terminals UI.

Gjithashtu mund të shihen edhe opsione të reja për fotot në sfond, dhe mund të shtohen të njëjtat në sfondin Acrylic. Ashtu si fotoja në sfond, është e mundur të keni edhe GIF të animuar.

Ata që duan ta shohin Windows Terminalin e ri, mund ta gjejnë atë në Microsoft Store.