Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Windows Terminal i ri i Microsoftit – në dispozicion për Windows 10

Microsofti e prezantoi për herë të parë më herët këtë vit Windows Terminalin - aplikacionin e ri të Windowsit për linjën komanduese. Bëhet fjalë për një lokacion të ri qendror ku mund t’i qaseni linjës tradicionale cmd, PowerShellit dhe Windows Subsystem për Linux (WSL). Developerët deri më tani kanë qenë në gjendje ta hartojnë dhe ta përdorin Windows Terminal nga kodi që është në dispozicion përmes GitHub, por Microsofti tani e ka publikuar një installer të thjeshtë nëpërmjet Windows Store, raporton “The Verge”.

Windows Terminal e përfshin përkrahjen për më shumë tabe, si dhe tema dhe konfigurime për developerë të cilët dëshirojnë ta ndryshojnë aplikacionin Terminal. Duhet ta ndryshoni fajlin JSON nëse doni t’u qaseni të gjitha opsioneve për përshtatje që nga fillimi, pasi që preview i mëhershëm nuk i ka të gjitha funksionet. Windows Terminal do të mbështesë edhe më shumë renderimin e tekstit të bazuar në GPU, si dhe emotikonet.

Microsofti thekson se kjo është vetëm një nga disa preview buildet për Windows Terminal, të cilat priten në Microsoft Store, ndërkohë që ekipi është duke punuar në orarin e rregullt të preview buildeve, të cilat do të paraqiten më shpesh. Windows Terminal 1.0 do të arrijë këtë dimër në Windows Store, shkruan KOHA Ditore.

Microsofti gjithashtu punon që ta sigurojë kernelin e plotë të Linux në Windows 10 për ta përmirësuar performancën për Windows Subsystem për Linux (WSL). Nëse dëshironi ta provoni Windows Terminalin e ri, atë mund ta merrni nga Windows Store.