Tech

Microsoft paralajmëron Windows Terminal, linjën e re komanduese me tabë dhe WSL 2

Konferenca e Microsoftit Build 2019 i ka shërbyer kësaj kompanie për të publikuar disa vegla të reja për developerët të cilët e përdorin Windowsin. Kjo e përfshin Windows Terminal, Windows Subsystem for Linux (WSL) 2, XAML Islands, React Native for Windows dhe MSIX Core, shkruan në XDA Developers.

Windows Terminalit i është kushtuar shumë hapësirë që kur është publikuar dhe aktualisht është në dispozicion në versionin preview. Interfejsi i përdoruesit i Windows Terminalit të Microsoftit e ofron një renderim të tekstit të përshpejtuar me GPU, mbështetje tematike, tear-away windows, shortcuts, mbështetje të plotë për Unicode etj. Windows Terminal do ta ketë një publikim më të gjerë në qershor dhe është i dedikuar për përdoruesit e PowerShell, Cmd, WSL dhe aplikacioneve të tjera nëpërmjet linjave komanduese.

Image

WSL2 është paralajmëruar gjithashtu, dhe bazohet në kernelin Linux 4.19, i cili vjen me Windows buildin më të ri. Kerneli e përdor teknologjinë e krijuar posaçërisht për Azure dhe do të duhej ta zvogëlojë kohën për startimin e Linuxit, si dhe ta zvogëlojë përdorimin e memories, shkruan KOHA Ditore.

Azhurnimi i ri për WSL do ta implementojë mbështetjen për kontejnerët Linux Docker në modalitetin e parazgjedhur. Përdoruesit nuk do të kenë nevojë t’i startojnë VM-të për ta inicuar kontejnerin Docker. WSL2 gjithashtu është planifikuar të lansohet në qershor.