Kompania Microsoft ka njoftuar se sistemi i ri operativ Windows 10 S nuk do të lejojë ndryshimin e shfletuesit të tij kryesor.
Këtë e ka bërë të ditur njëri nga shefat e kompanisë Terry Myerson, i cili ka zbuluar se OS i ri do të mund të lëvizë të gjitha sistemet operative nga dyqani online.
Ai tha se shfletuesi kryesor i takon Microsoft Edge dhe ende nuk është e qartë nëse në Windows Store do të paraqitet Google Chrome, por edhe nëse do të jetë ky rasti, kjo do të ishte e pakuptimtë, pasi nuk do të jetë plotësisht funksional, me arsyetimin se përdoruesit nuk do të mund t’i japin rolin e shfletuesit kryesor në Windows 10 S, transmeton KP.
Artikuj të ngjashëm