Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Internet Explorer po shkon drejt fundit

Microsofti ka lëshuar një përditësim që çaktivizon përgjithmonë Internet Explorer në Windows 10, shkruan TechnoNews.

Më 14 shkurt, gjigandi i softuerit mbylli Internet Explorerin, duke çaktivizuar shfletuesin e Internetit përmes përditësimit të Microsoft Edge në pothuajse të gjitha versionet e Windows 10.

Microsoft zyrtarisht “çoi në pension” Internet Explorerin në qershor të vitit të kaluar, duke e hequr atë në favor të shfletuesit Microsoft Edge.

Me përditësimin më të fundit, Microsoft Edge do të sigurojë që nuk mund të hapni më Internet Explorer 11 në shumicën e versioneve të klientëve të Windows 10. Ka disa përjashtime të veçanta, por për të gjithë të tjerët IE 11 do të zhduket përgjithmonë.

Teknologjia që fuqizon Internet Explorerin do të vazhdojë të marrë mbështetje. Kjo teknologji fuqizon modalitetin IE në Microsoft Edge dhe kompania thotë se do të vazhdojë të mbështesë modalitetin IE për Edge të paktën deri në vitin 2029.