Shfletuesit i Microsoftit, Internet Explorer, u shua zyrtarisht më 14 qershor të këtij viti. Megjithatë, “fantazma” e tij do t'i përcjellë përdoruesit e internetit edhe për një kohë të gjatë, thuhet në artikullin e mediumit për teknologji “Wired”, të publikuar të martën. Mbetjet e IE-së do të mbesin edhe për disa vjet, përfshirë edhe rreziqet e tij.
Në muajt e ardhshëm, Microsofti do të nisë çaktivizimin e IE në pajisjen Windows 10, duke e zëvendësuar atë me gjeneratën Edge. IE-ja do të mbetet në desktopët e përdoruesve të internetit edhe për një kohë, përfshirë skedarët e ruajtur të këtij shfletuesi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, aktiv do të jetë edhe në pajisjet e Windows 8.1 e Windows 7. Dalja në skenë e Microsoft Edge, sipas mediumit, nuk do ta rrënojë funksionimin e IE-së.
Ky mendohet se do ta përbëjë gjysmën e tregut global të shfletuesit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo përqindje mund të jetë rreth 2 për qind.