Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Microsofti i jep fund aplikacionit që është përdorur nga 1995-a

Microsoft

Microsoft

Microsoft ka vendosur ta ndërpresë aplikacionin që ka qenë pjesë e paketës bazë që nga viti 1995.

Bëhet fjalë për WordPadin, i cili jo vetëm që do të hiqet nga versionet e reja të Windows 11, por as nuk do të mund të riinstalohet.

“Duke filluar me këtë version, aplikacionet WordPad dhe People nuk do të instalohen më. Në një version të ardhshëm, WordPadi do të hiqet gjatë përditësimit. WordPad nuk mund të riinstalohet, është një veçori e vjetëruar e Windows”, ka thënë kompania.

Lajmi i mirë për fansat e WordPadit është se aplikacioni nuk është hequr ende nga versioni stabil i Windows 11, pasi ndryshimet e reja u zbatuan fillimisht në versionet beta.

WordPad ishte pasardhësi i Microsoft Write dhe fillimisht u pozicionua në dy aspekte kryesore: një redaktues teksti me disa funksione Word dhe një version më të avancuar të Notepadit. Megjithëse WordPadi do të ndërpritet në Windows 11, Notepad duket të jetë i sigurt për momentin.

Kompania me bazë në Redmond duket se e ka planifikuar këtë lëvizje prej disa kohësh, pasi WordPad është klasifikuar si “i vjetëruar” që nga shtatori 2023. Ata tani rekomandojnë përdorimin e alternativave të tjera për WordPadin, të tilla si Word dhe Notepad.

Artikuj të ngjashëm