Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

WhatsApp po rikthen listën e vjetër të kontakteve

Pas reagimit të ashpër të përdoruesve, platforma e mesazheve WhatsApp në pronësi të Metas po rikthen listën e vjetër të kontakteve, ka raportuar WABetainfo.

Sipas gjurmuesve të lajmeve WhatsApp, aplikacioni i mesazheve ka prezantuar një ndërfaqe të re kur hapni listën tuaj të kontakteve.

"Ndërfaqja e re përfshinte njerëzit dhe grupet tuaja të kontaktuara shpesh, dhe bisedat tuaja të fundit”, ka bërë të ditur WABetainfo.

Sidoqoftë, pas përditësimit, shumë njerëz u ankuan duke thënë se përditësimi i ri ishte "i tmerrshëm".

WABetainfo deklaroi se njerëzit dëshironin listën e vërtetë të kontakteve sipas rendit alfabetik dhe numrin e kontakteve të tyre total.

Edhe WhatsAppi fshin mbi 6.8 milionë llogari Tech 11 muaj më parë WhatsAppi fshin mbi 6.8 milionë llogari

“Më në fund, ndoshta pas marrjes së reagimeve të këqija, WhatsApp tani po rikthen ndërfaqen e vjetër. Kjo do të thotë që ju mund të përdorni përsëri listën e vjetër të kontakteve”, njoftoi platforma.

Sipas raporteve, funksioni do të dalë sot, por mund të duhet pak kohë përpara se të restaurohet për të gjithë.