Tech

WhatsApp nuk do të funksionojë në këta smartfona “të vjetër”

WhatsApp ka njoftuar në mënyrë të fshehtë një ndryshim të madh në shërbimin e tij, që do të trishtojë shumë persona që e përdorin atë për të komunikuar me të afërmit dhe miqtë.

Shumë shpejt, disa lloje celularësh nuk do të përdorin dot më WhatsAppin, pasi kompania e zotëruar nga Facebooku nuk do të punojë më për “smartfonët” e vjetër.

Me fjalë të varfra, WhatsAppi po braktis ata njerëz që nuk mund të blejnë dot një celular të ri. Nga muaji dhjetor, Nokia S40, Android 2.3.3 ose më të vjetër, Apple iOS 6 ose më të vjetër (iPhone 3GS, Windows Phone 8.0, Nokia Symbian S60, BlackBerry OS dhe BlackBerry 10) nuk do ta kenë më këtë shërbim.

Kompania rekomandon që të keni Android OS 4.0 ose më të ri, iOS 8 ose më të ri dhe Windows Phone 8.1 ose më të ri.

WhatsApp aktualisht ka më shumë se 1.5 miliard përdorues aktivë.