Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

WhatsApp i rremë shkarkohet një milion herë nga Play Store

Google ka larguar versionin e rrem të aplikacionit të popullarizuar WhatsApp nga Play Store, pasi që ishte shkarkuar një milion herë.

Nën emrin “Update WhatsApp Messenger“, shkruante se është firma e njëjtë e cila prodhon edhe chat-in origjinal “WhatsApp Inc.“

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, shfrytëzuesit e Reddit, të cilët kërkuan kodin e burimit të aplikacionit, kanë vërejtur se aplikacioni i rrem ka përdorur karaktere të padukshme në fund të emrit të prodhuesit, dhe është dukur identik me kompaninë e vërtetë, transmeton ksp.

Aplikacioni vazhdimisht ka emituar reklama dhe te disa përdorues ka instaluar softuer.