Tech

WhatsApp: Fshini llogarinë në Facebook

Bashkëthemeluesi i WhatsApp, Brian Ecton, i është bashkëngjitur numrit në rritje të njerëzve, të cilët pas skandalit të fundit me përdorimin ilegal të të dhënave, po shlyejnë llogaritë e tyre në Facebook.

Ecton përmes hashtagut #DeleteFacebook ka tërhequr vëmendje të posaçme të mediave për shkak të faktit se aplikacioni i tij për bisedë “WhatsApp” qe katër vjet është në pronësi të Facebookut, i cili për blerje pagoi 19 miliardë dollarë, transmeton ksp.

Ecton braktisi Facebookun në shtator të vitit të kaluar dhe kohë më parë paralajmëroi se do të investojë 50 milionë dollarë në zhvillimin e mëtejmë të aplikacionit për siguri dhe shkëmbimin enkriptues të mesazheve në Signal.