Pasuria e pronarit të Facebookut, Mark Zuckerberg, ka rënë për gati shtatë miliardë dollarë në orët e fundit për shkak të rënies nga sistemi të Facebookut, Instagramit dhe WhatsAppit.
Siç shkruan Bloomberg, aksionet e Facebookut ranë për disa pikë në përqindje, jo vetëm për shkak të vështirësive teknike të sotme, por edhe për shkak të intervistës "60 minuta" me "sinjalizuesen" nga kompania, e cila u transmetua të dielën në mbrëmje.
Ish-punonjësja e Facebookut, Frances Haugen, është shfaqur si sinjalizuese pas raportit të fundit, duke pretenduar se kompania është e vetëdijshme për efektet negative që mund të kenë shërbimet e tyre te përdoruesit, dhe se "masat e tyre të censurës" u përdorën vetëm për të rritur fitimet, jo për të luftuar dezinformatat.
"Shitja e aksioneve të gjigantëve të mediave sociale ra rreth 5 për qind të hënën, derisa për 15 për qind që nga mesi i shtatorit", raporton Bloomberg.
Vlera e Zuckerbergut tash ka rënë në 120.9 miliardë dollarë, duke e vendosur atë nën Bill Gatesin, në vendin e pestë sipas indeksit të miliarderëve të Bloombergut.
"Ai ka humbur rreth 19 miliardë dollarë që nga 13 shtatori, kur ai vlente gati 140 miliardë dollarë", raporton Bloomberg.
-
Pasuria e Zuckerbergut u rrit për 11 miliardë dollarë brenda ditës
-
Njerëzit braktisin Facebook-un, Mark Zuckerberg humb 29 miliardë dollarë
-
Meta do t’i paguajë 25 milionë dollarë Trumpit për pezullimin e llogarive
-
Zuckerberg i afrohet njeriut të tretë më të pasur në botë
-
Mark Zuckerberg fitoi 29 miliardë dollarë vetëm në mëngjes