Deri në fund të vitit në Gjirin e San Franciskos në Kaliforni, do të hyjë në funksionim trageti i parë në botë me hidrogjen, me zero emetime ndotëse.
“Water Go Round” është emri i saj dhe do të jetë 21 metra i gjatë, i aftë për të mbajtur 84 pasagjerë deri në 22 nyje shpejtësi, me një autonomi dy-ditore.
Gjithashtu, do të ketë një bateri prej 100 kilovat për të plotësuar hidrogjenin. Projekti u përgatit nga Golden Gate Zero Emission Marine, një furnizues i sistemeve të energjisë së pastër për automjetet detare dhe nga Bordi i Rezervave të Kalifornisë në Kaliforni, një agjenci shtetërore kundër ndotjes.
Kompania Red & White do të menaxhojë këtë traget në Gjirin e San Franciskos./atsh
Artikuj të ngjashëm
-
Prezantohet super-jahti i parë në botë që lundron me hidrogjen
-
Gjermania vë në funksion trenin e parë me hidrogjen
-
“Ikona e detit”: Anija më e madhe në botë niset në udhëtimin e parë
-
Kawasaki prezanton motoçikletën e parë me motor me djegie të hidrogjenit
-
Fluturime me shpejtësi hipersonike, e ardhmja që do ta ndryshojë botën