Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Vjen në Evropë laptopi i Asusit për biznes

Laptopi më i lehtë botëror për biznes prej 14 inç ka arritur në tregun evropian.

I prezantuar gjatë panairit CES 2017, Asus Pro B9440 ishte deri më tash i qasshëm vetëm në Tajvan.

Tash laptopi mund të blihet edhe në Evropë përmes shitjes me pakicë online, me çmim prej rreth 1200 euro, transmeton KP. Laptopi karakterizohet me dizajn të bukur dhe sensorin e gishtërinjve.

Asus Pro B9440 ka ekran 14 inç 1080p, me kornizë rreth ekranit 5,4mm, ndërsa peshon rreth 1 kilogram.

Laptopi ka procesor Intel Core i7-7500U, 16GB RAM, 1TB SSD dhe bateri, e cila ofron deri në dhjetë orë pune me një mbushje.

Artikuj të ngjashëm