Videot vazhdojnë të qëndrojnë në majë të përmbajtjeve që gjenerojnë angazhimin më të lartë në postimet e rrjetit social më të madh në botë, Facebook.
Gjithashtu, videot sjellin më shumë shpërndarje në raport me çdo format tjetër sipas kompanisë analitike të medieve sociale, “NewsWhip”.
Në mesin e 10 mijë postimeve në Facebook me angazhimin më të lartë, videot dhe fotot gjeneruan 114.000 ndërveprime si pëlqime, komente dhe shpërndarje.
Ndërkaq më poshtë në listë qëndrojnë videot “Live”. Një postim i zakonshëm i një videoje “Live” ose linku nuk grumbullon më shumë se 100 mijë ndërveprime.
“NewsWhip” raporton se në tërësi angazhimi në rrjetin social është rritur në raport me një vit më parë. Faqet më të suksesshme në angazhim kanë qenë ato që publikojnë memet, faqet komunitare, ose ato që japin këshilla gatimi dhe ushtrime fizike.
Sa i takon medieve, “Fox News” ka qenë publikuesi me angazhimin më të lartë, i ndjekur nga CNN./shekulli
-
Aplikacionet më të kërkuara në vitin 2024, prin YouTube
-
Rrjetet sociale më të vizituara gjatë tre muajve, prin bindshëm YouTube
-
Faqet më të kërkuara gjatë muajit maj, prin Google
-
E dinit se një smartphone i palosshëm mund të jetë shoqëruesi ideal në krijimin e fotove dhe videove për rrjetet sociale?!
-
Instagrami dhe WhatsAppi rriten në numrin e përdoruesve aktivë