Arbëri

E dinit se një smartphone i palosshëm mund të jetë shoqëruesi ideal në krijimin e fotove dhe videove për rrjetet sociale?!

Nuk është më një sekret që të qenit një krijues kontenti për rrjetet sociale është një mundësi me potencial të madh, qoftë për ata që e kanë kthyer në një punë me kohë të plotë apo edhe për ata që e kanë thjesht një hobi. Kontenti që ndajmë në rrjetet sociale, mënyra se si shprehim veten, tregon shumë për gjithësecilin prej nesh, pasionet tona e jo vetëm. E për ata që punën e tyre të përditshme e kanë të lidhur ngushtë me krijimin e fotove dhe videove për rrjetet sociale, Samsung Galaxy Z Flip4 është smartphone më interesant.

Krijoni videot më virale të rrjeteve sociale

Një video e shkëlqyer në rrjetet sociale ka fuqinë të tërheq vëmendjen tuaj dhe të bëjë që të shikoni shumë video të tjera. Sot, më shumë se kurrë po krijojmë dhe shijojmë përmbajtje video në formë të shkurtër, si Instagram Reels dhe YouTube Shorts, dhe Galaxy Z Flip4 është shoqëruesi i përsosur për të realizuar këto video. Projektuar duke pasur parasysh preferencat e Millennials dhe Gen Z, Z Flip4 ju lejon të krijoni me lehtësi përmbajtjen e duhur për rrjetet sociale. Për shembull, mund të bëni një vlog duke përdorur regjistrimin e videos me cilësi të lartë në modalitetin Quick Shot dhe më pas të kaloni pa problem në Flex Mode për të vazhduar regjistrimin pa duar — të gjitha pa e ndalur videon. Galaxy Z Flip4 mund të mbahet si një videokamera duke e palosur atë në 90 gradë dhe duke gjetur këndet e duhura të xhirimit.

Image

Galaxy Z Flip4 është gjithashtu i përsosur për të filmuar gjatë natës. Kamera e Z Flip4 është e pajisur me një sensor 65% më të ndritshëm se gjenerata e tij e mëparshme, duke mundësuar foto me cilësi të lartë edhe kur qielli është i zi. Modaliteti "Nightography" është optimizuar për përdorimin e kamerës në këto kushte dhe mund të realizoni foto plot dritë dhe detaje në çdo kohë. Por, Nightography nuk është vetëm për fotografi - ajo ka gjithashtu aftësi për video. Kur fillon veprimi, regjistrimet qëndrojnë të qeta, jo të lëkundshme, me OIS dhe VDIS të përmirësuar ndërsa përpunimi i fuqishëm lejon Super Night Solution të minimizojë zhurmën. Me pak fjalë keni gjithçka që ju duhet për të krijuar videot me trendi të momentit.

Realizoni një selfie të shpejtë por me cilësi të lartë

Në rrjetet sociale të influencerave apo krijuesve të kontentit nuk mund të mungojnë fotot selfie. Me Galaxy Z Flip4 thjesht duke shtypur dy herë butonin anësor, mund të aktivizoni Quick Shot. Kjo veçori i lejon përdoruesit të bëjnë selfie me rezolucion të lartë duke përdorur kamerat kryesore të Z Flip4 direkt nga Ekrani i Kapakut. Me "Quick Shot" të përmirësuar që tani mbështet një pamje paraprake e cila pasqyron raportin aktual të fotografisë, si dhe Portrait Mode, mund të shkrepni foto me cilësi të lartë kurdo dhe kudo që të jeni. Madje mund të përdorni edhe si pasqyrë për të kontrolluar shpejt pamjen tuaj përpara se të dilni.

Image

Për më tepër, shumë nga veçoritë e ndryshme të Galaxy Z Flip4 janë optimizuar madje për t'u përdorur pa e hapur smartphone-n. Për shembull, me Quick Setting, mund të aktivizoni dhe çaktivizoni airplane mode ose blicin dhe të rregulloni lehtësisht ndriçimin e ekranit. Përgjigjuni lehtësisht mesazheve, bëni një telefonatë ose aksesoni Samsung Wallet— të gjitha nga ekrani e jashtëm 1,9 inç.

Nuk ju duhet ndihma e miqve për të shkrepur foton perfekte

Kamerat kryesore me rezolucion të lartë dhe pamjet paraprake të fotografive të Cover Screen bëjnë më shumë sesa mundësojnë selfie të shkëlqyera. Këto veçori mund të funksionojnë së bashku me spektrin e gjerë të këndeve të Z Flip4 për të siguruar shkrepje dinamike, të të gjithë trupit, duke e transformuar telefonin inteligjent në një tripod të rregullueshëm që përshtatet në xhepin tuaj. Ju keni kontrollin e plotë të fotove tuaja pa pasur nevojë të mbani aksesorë ose t'u kërkoni të tjerëve të bëjnë foto për ju. Mund edhe ta poziciononi Z Flip4 në 75 gradë dhe ta vendosni në tokë për foto të guximshme e plot stil për të ndarë me ndjekësit tuaj kombinimet ideale të veshjeve.

E nëse dilni me miqtë dhe dëshironi të bëni një foto në grup? Me Z Flip4, askush nuk mbetet jashtë fotos. Thjesht vendoseni pajisjen tuaj në këndin që dëshironi në një sipërfaqe të sheshtë dhe pozoni. FlexCam ju lejon të aktivizoni kamerën duke mbajtur pëllëmbën tuaj lart, pa pasur nevojë të shtypni një buton te vetë kamera.

Image

Galaxy Z Flip4 ofron gjithë fleksibilitetin e nevojshëm të kameras për të realizuar kontent unik. Për më tepër, ju mund të xhironi për periudha të gjata kohore pasi ky smartphone vjen me baterinë e zgjeruar 3,700 mAh dhe me Super Fast Charging mund ta karikoni deri në 50 për qind për rreth 30 minuta.

Me blerjen e Samsung Galaxy Z Flip4 ose Samsung Galaxy Z Fold4 ju përfitoni një provë gjashtëmujore falas të memories prej 100 GB në “OneDrive cloud”. Oferta është e disponueshme në periudhën ndërmjet 10 gushtit 2022 dhe 10 gushtit 2023. Mund të gjeni më shumë informacion rreth promocionit në këtë link.

Image

*Artikull i sponsorizuar