Këngëtari i njohur John Legend dje, më 6 prill, ka lansuar këngën e tij më të re të titulluar “A Good Night”.
Këngëtari fitues i çmimit “Academy Award” dhe gjiganti i kërkimit kanë bashkëpunuar shumë herë, ku bashkëpunimi i tyre më i fundit ishte ai kur Legend së bashku me gruan ishin të përfshrirë në reklamën e Google Asssistant në fillim të këtij viti.
Tani, në një përpjekje për të treguar aftësitë e kamerës së Google Pixel 2, gjiganti i kërkimit ka bashkëpunuar përsëri me këngëtarin për të xhiruar tërë videoklipin e këngës së tij më të fundit me këtë smartfon, transmeton Koha.net.
Duke parë videoklipin, është vështirë të thuhet se është xhiruar me pajisjet në nivel profesional, veçanërisht duke marrë parasysh se shumica e skenave të videoklipit janë bërë në një ndriçim shumë të ulët.
Për të dalë videoklipi sa më mirë që është e mundur, gjatë xhirimit janë përdorë shumica e funksioneve të kamerës së Pixel 2. Po ashtu, gjatë xhirimit janë përdorur një numër i Google Pixel 2 dhe Pixel 2 XL.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që një kompani e smartfonëve ka bërë bashkëpunime në mënyrë për të treguar aftësitë e kamerës. Për shembull, Apple iPhone 6 është përdorë për të xhiruar tërë episodin e serisë “Modern Family” në vitin 2015, ndërsa Huawei së fundmi ka bashkëpunuar me fotografen Helena Christensen në mënyrë që të tregojë aftësitë e smartfonit të saj më të fundit P20 Pro.
-
A po paralajmëron The Weeknd një bashkëpunim me Lady Gagan?
-
Google lanson versionin e ri të modelit të saj AI, Gemini 3
-
John Legend: Dashuria dhe mbështetja janë çelësi i martesës së lumtur
-
John Legend feston me turne special 20-vjetorin e albumit të parë
-
George Michael dhe Elton John mund të sjellin një duet të ri pas vdekjes së këngëtarit