Herën e fundit që një reklamë e Google shkoi në mënyrë eksplicite pas iPhone-it ishte në vitin 2019 me "iPhone X."
Google ka bërë një fushatë, si mënyrë për t’u tallur me gjigandin Apple. Kjo është bërë me anë të 5 video reklamave që janë bërë për ta reklamuar produktin e ri.
Gjigandi i kërkimeve ka lansuar video të reja për kampanjën që quhet “telefonat më të mirë ndonjëherë” të cilat paraqesin ndërveprime mes versioneve të antropomorfizuara të Pixel 7 Pro dhe një lloji të iPhone Pro. Dhe duket sikur telefonat duan të bëjnë marrëdhënie me njëri-tjetrin.
Thuhet në faqen e Instagramit “entrelligence”.
Google e ka paraqitur këtë si "çfarë ndodh kur dy telefona ndalojnë së qeni rivalë dhe fillojnë të jenë miq," megjithëse fushata kryesisht fokusohet në mangësitë e dukshme të iPhone në krahasim me telefonat Pixel – të tilla si astroftografia, siguria dhe mungesa e pajisjeve të palosshme nga Apple. IPhone në këto video nga Google është portretizuar si një ”budalla, i vjetëruar dhe i pa përvojë”.
VIDEO:
VIDEO:
Google Pixel vs iPhone: Is this an ad or a shade? ? pic.twitter.com/jIForFEmz8
— KATOR TARKAA (@KatorTarkaa) June 27, 2023
Përktheu: Vita Abrashi - Kajtazi