Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Twitteri ia vështirëson Elon Muskit blerjen e platformës

Twitteri ia vështirëson Elon Muskit blerjen e platformës

Twitteri bëri të ditur të premten se bordi i saj i drejtorëve ka miratuar njëzëri një "pilulë helmuese" në përgjigje të propozimit të themeluesit të Teslas, Elon Musk për të blerë kompaninë për më shumë se 43 miliardë dollarë, dhe për ta bërë atë private.

Lëvizja do t'i lejojë aksionarët ekzistues të Twitterit - përveç Muskit, që të blejnë aksione shtesë me një zbritje, duke zbehur kështu aksionet e Muskit në kompani, dhe duke e bërë më të vështirë për të që të kthejë shumicën e votave të aksionarëve në favor të blerjes së tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Plani i Twitterit do të hyjë në fuqi nëse aksionet prej rreth 9% të Muskit rriten në 15% ose më shumë.

“Pilula helmuese” injekton një kthesë tjetër në një melodramë që rrethon mundësinë që personi më i pasur në botë të marrë përsipër një platformë të mediave sociale, që ai e përshkroi të enjten si "sheshi de facto i qytetit" në botë.

Twitteri tha se plani i tij do të zvogëlonte gjasat që çdo person të mund të fitojë kontrollin e kompanisë pa u paguar aksionarëve një premium ose pa i dhënë bordit më shumë kohë për të vlerësuar një ofertë.

Mbrojtje të tilla, të quajtura zyrtarisht plane për të drejtat e aksionarëve, përdoren për të parandaluar marrjen armiqësore të një korporate, duke e bërë çdo blerje tepër të shtrenjtë për ofertuesin.

Muski ka ofruar blerjen e plotë të kompanisë për më shumë se 43 miliardë dollarë, duke thënë se ajo "duhet të transformohet si një kompani private" në mënyrë që të krijojë besim te përdoruesit e saj dhe të ofrojë shërbim më të mirë të asaj që ai e quan "imperativi shoqëror" i fjalës së lirë.

"Të kesh një platformë publike që është maksimalisht e besueshme dhe gjerësisht gjithëpërfshirëse është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e qytetërimit," tha ai gjatë një paraqitjeje të enjten.

Me rreth 82 milionë ndjekës në Twitter, Musk është njëkohësisht një përdorues i madh i platformës dhe një kritik i zëshëm i masave që kompania ka marrë për të kufizuar llogaritë që përhapin dezinformata ose përforcojnë retorikën e dhunshme dhe gjuhën e urrejtjes.