Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Twitteri ia ofron të dhënat e kërkuara Muskut pas kërcënimit me anulim të blerjes

Twitteri planifikon t'i ofrojë Elon Muskut qasje në të dhënat e papërpunuara të qindra miliona postimeve ditore në Twitter.

Kjo është një përpjekje për të shtyrë përpara blerjen e platformës së mediave sociale prej 44 miliardë dollarësh nga njeriu më i pasur në botë, raportoi Associated Press të mërkurën.

Musk, i cili arriti një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për ta blerë Twitterin në prill, pretendon se marrëveshja nuk mund të vazhdojë nëse kompania nuk jep më shumë informacione në lidhje me përhapjen e llogarive të rreme në platformën e saj.

Ai ka argumentuar, pa paraqitur prova, se Twitteri ka nënvlerësuar ndjeshëm numrin e këtyre "bots spam" të njohura si llogari të automatizuara që zakonisht promovojnë mashtrime dhe dezinformata.

Të hënën, Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton, njoftoi gjithashtu një hetim në Twitter për gjoja dështimin për të zbuluar shtrirjen e llogarive të rreme.

Edhe Twitteri urdhërohet t'ia dorëzojë Muskut të dhënat nga auditimi i përdoruesve të vitit 2021 Tech Twitteri urdhërohet t'ia dorëzojë Muskut të dhënat nga auditimi i përdoruesve të vitit 2021

Llogaritë e rreme të mediave sociale kanë qenë problematike prej vitesh. Reklamuesit mbështeten në numrin e përdoruesve të ofruar nga platformat e mediave sociale për të përcaktuar se ku do t’i shpenzojnë paratë. “Bots spam” përdoren gjithashtu për të përforcuar mesazhet dhe përhapjen e dezinformatave.

Themeluesi i Twitterit, Parag Agrawal, ka thënë se platforma ka vlerësuar vazhdimisht se më pak se 5% e llogarive të tij janë false. Por Musku e ka kundërshtuar këtë shifër, duke pretenduar në një postim në maj se 20% e llogarive të Twitterit, ose më shumë janë të rreme.