Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Twitter redukton edhe më tej stafin

Twitter ka bërë reduktime të mëtejshme të stafit në ekipin e sigurisë që trajton moderimin e përmbajtjes globale dhe në njësinë që lidhet me gjuhën e urrejtjes dhe ngacmimet, ka raportuar të shtunën Bloomberg, transmeton Reuters.

Dhjetëra persona raportohet të jenë larguar nga puna të premten mbrëma, të cilët kryesisht ishin në zyrat e kompanisë në Dublin dhe Singapor.

Ndër punëtorët e pushuar nga puna në platformën e rrjetit social në pronësi të Elon Muskut është edhe Nur Azhar Bin Ayob, i punësuari i fundit si drejtues i integritetit të faqes për rajonin Azi-Paqësor dhe Analuisa Dominguez – drejtoreshë e lartë e politikave të të ardhurave në Twitter.

Gjithashtu janë larguar edhe punëtorët në ekipet që trajtonin politikat për dezinformimin, apelet globale dhe mediat shtetërore në platformë.

Zëvendëspresidentja e sigurisë e Twitterit, Ella Irwin, konfirmoi për Reuters se kompania bëri disa reduktime në ekipin e saj të premten mbrëma, por nuk dha detaje.

Edhe Gjykata vendos: Elon Musk mashtroi investitorët e Twitterit Tech 4 muaj më parë Gjykata vendos: Elon Musk mashtroi investitorët e Twitterit

"Kemi mijëra njerëz brenda Trust and Safety që punojnë për moderimin e përmbajtjes dhe nuk kanë bërë reduktime në ekipet që e bëjnë atë punë çdo ditë," tha ajo përmes emailit. Disa nga shkurtimet, shtoi ajo, ishin në zona që nuk kishin vëllim të mjaftueshëm.

Twitteri pushoi afërsisht 3,700 punonjës në fillim të nëntorit në një masë të uljes së kostove nga Musku, dhe qindra të tjerë dhanë dorëheqjen më pas.