E dimë se kompania tajvaneze TSMC do të jetë furnizuesi i vetëm i Apple për çipat A13 për linjën e sivjetme të iPhone.
Tani Bloomberg raporton se kompania e ka filluar prodhimin testues të procesorëve të ardhshëm, me planet për ta filluar prodhimin masiv në fund të muajit të ardhshëm, raporton GSMArena.
Çipi i ri A13 do të prodhohet në procesin 7nm dhe do të ofrojë litografi të përmirësuar EUV (Extreme Ultraviolet). Si gjithmonë, mund të priten performanca superiore dhe jetëgjatësi e përmirësuar e baterisë me çipat e rinj A13, shkruan KOHA Ditore.
Sipas burimeve të brendshme, Apple planifikon ta mbajë ciklin e lansimit prej vitit të kaluar dhe do t’i prezantojë dy modele premium, pasuesit e telefonave XS dhe XS Max, si dhe iPhone XR të azhurnuar. Pritet që të tre telefonat e rinj do ta ruajnë pjesën më të madhe të dizajnit të modeleve aktuale, me përjashtim të pjesës së pasme e cila tani do t’i ketë tre kamera në modelet premium dhe dy kamera në pasardhësin XR.
-
Përgatitet arkitektura 3-nanometër e çipeve për iPhone dhe Mac
-
TSMC-ja do të prodhojë masovikisht çipa 5nm nga viti i ardhshëm
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Apple do ta përdorë inteligjencën artificiale për dizajnimin e çipave
-
iPhone 15 Pro pritet të lansohet në shtator me 12 veçori të reja