Furnizuesi i Apple, TSMC, po përgatitet të prodhojë çipet e para 3-nanometër në gjysmën e dytë të vitit 2022, dhe në muaj në vijim kompania do të nisë prodhimin e çipeve 4-nanometër.
Apple, një prej klientëve më të mëdhenj të kompanisë, është kompania e cila do të marrë më shumë vëmendje me prodhimin e këtyre çipeve për Mac-at e ardhshëm.
Gjithashtu TSMC ka nisur të prodhojë çipin A15 për iPhone 13 bazuar në arkitekturën 5-nanometër të përmirësuar.
Duke u kthyer tek çipi 3-nanometër, ai do të ofrojë 15% më shumë performancë dhe 30% më pak konsum energji ndërsa prodhimi në masë i tij nis vitin e ardhshëm.
Deri tani nuk ka informacion se kur çipi i ri 3-nanometër do të materializohet tek produktet e Apple.
Aktualisht produktet e Apple si iPhone 12 apo procesori M1 i Mac, ndajnë arkitekturën 5-nanometër.
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple lanson aksesorin për mbajtjen e telefonit, njerëzit e shohin qesharak
-
Apple bëhet kompania e tretë që kalon vlerën 4 trilionë dollarë