Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

TSMC-ja pret që shumica e klientëve të kalojnë nga arkitektura 7nm në 6nm

Në raportit e vet tremujor financiar TSMC ka deklaruar se beson se numri më i madh i klientëve të kompanisë, të cilët e përdorin procesin e prodhimit 7nm (N7), do të kalojnë në procesin 6nm (N6) të cilin kompania tajvaneze është aktualisht duke e zhvilluar, raporton TechPowerUp.

Më saktë, TSMC pret që procesi 6nm do të bëhet më i popullarizuari për porositje në masë nga klientët e kompanisë, duke pasur parasysh faktin që procesi i ri i prodhimit N6 do të mundësojë kompatibilitet me veglat e dizajnit dhe gjysmëpërçuesit që tashmë janë investuar në N7, gjë që do t’u mundësojë klientëve t’i zvogëlojnë shpenzimet.

Përveç kësaj, N6 i TSMC-së tashmë përfiton nga procesi extreme ultraciolet lithography (EUVL), i cili edhe më shumë e zvogëlon kompleksitetin e prodhimit, shkruan KOHA Ditore.

TSMC gjithashtu pret që klientët që nuk e përdorin tashmë nodin 7nm do të fillojnë ta zbatojnë procesin e prodhimit N7+. N7+ i TSMC-së do të jetë i pari që do ta implementojë EUVL, duke i përdorur deri në katër shtresa EUVL, ndërsa procesi N6 këtë e zgjeron në pesë shtresa. Në plan është edhe procesi i ardhshëm N5, i cili e zgjeron EUVL deri në 14 shtresa.