Sipas informatave nga burimet industriale të DigiTimes, TSMC do ta fillojë prodhimin masiv të çipave prej 5 nm në mars të vitit 2020. Atëherë, kompanitë që e përdorin në 5nm PDK, do të mund t’i prezantojnë dizajnet e tyre dhe t'i implementojnë ato në produktet e ardhshme, raporton TechPowerUp.
I krijuar me ndihmën e litografisë Extreme Ultra-Violet (EUV), nodi 5nm do të duhej t’i shfrytëzojë transistorët ekzistues FinFET por me përmirësime të shumta në fushën e shpejtësisë, fuqisë dhe densitetit në krahasim me nodin 7nm, shkruan KOHA Ditore. Shpejtësia do të duhej të rritet për 15%, ndërsa dendësia do të përmirësohet deri në 80 për qind.
Gjithashtu pritet ulje e konsiderueshme e shpenzimeve, ndërsa do të jetë i mundur edhe reduktimi deri në 30 për qind i konsumit të energjisë, me përmirësimet e lartpërmendura për shpejtësi dhe densitet që i sjell nodi i ri.
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
FT: Trumpi po përgatit tarifa të reja për dhjetëra vende
-
Volkswageni planifikon ulje drastike të prodhimit
-
Mira Murati arrin marrëveshje me Nvidian për zhvillimin e inteligjencës artificiale