Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u dorëhoq si drejtor nga bordi i Trump Media & Technology Group (TMTG) muajin e kaluar, treguan dokumentet shtetërore, javë përpara se kompanisë t'i dërgohej fletëthirrje nga autoritetet federale, shkruan Reuters.
Dokumenti nga Divizioni i Korporatave i Departamentit të Shtetit të Floridës, i datës 8 qershor, tregoi gjithashtu se Donald Trump Jr dhe Kashyap Patel u hoqën si drejtorë.
Truth Social, platforma e mediave sociale në pronësi të kompanisë, ka thënë në një postim se Donald Trumpi mbetet ende në bordin e TMTG-së.
Kompania mori thirrje nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime të SHBA-së (SEC) më 27 qershor dhe një thirrje tjetër nga një juri e madhe federale në Distriktin Jugor të New Yorkut më 30 qershor, tregoi depozitimi rregullator javën e kaluar.
TMTG-ja ra dakord të bashkohej me kompaninë e kontrollit Digital World në tetor dhe marrëveshja pritej të mbyllej në gjysmën e dytë të këtij viti.
SEC dhe Autoriteti Rregullator i Industrisë Financiare kanë hetuar marrëveshjen që nga fundi i vitit të kaluar. Më 13 qershor, Digital World tha se SEC kishte kërkuar më shumë informacion mbi marrëveshjen.
-
Trumpi sugjeron se është arritur marrëveshje me Kinën për TikTok-un
-
Trumpi kërkon shkarkimin e drejtoreshës që mbikëqyr të dhënat e vendeve të punës
-
Politico: Trump i ka thënë kabinetit qeveritar se Musku do të dorëhiqet së shpejti
-
Trumpi reagon për mbylljen e TikTokut
-
Trumpi për TikTok-un: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe për pak kohë