Uashington, 27 mars – Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence njoftoi sot se politika zyrtare e SHBA-së është që të rikthejë austronautë amerikanë në Hënë për pesë vite, si dhe do të jetë një grua njeriu i radhës që do të shkelë mbi sipërfaqen hënore.
“Me urdhër të presidentit, politika zyrtare e kësaj administrate dhe e SHBA-së është që të rikthejë austronautët amerikanë në Hënë brenda pesë vitesh”, deklaroi Mike Pence gjatë një fjalimi në Hantsvil, në Alabama, ku prodhohet një pjesë e raketave amerikane prej dekadash.
“Gruaja e parë dhe njeriu i radhës në Hënë do të jetë austronaut amerikan, të dërguar nga anije amerikane që prej territorit amerikan”, deklaroi Mike Pence.
Sipas kalendarit të vendosur nga administrata Trump, fluturimi drejt Hënës do të bëhet në vitin 2021/AFP/ATSH.
-
Trump: SHBA deri në vitin 2024 kthehet në Hënë, e deri më 2033 zbarkon me njerëz në Mars
-
Trump kërkon fonde shtesë për të rikthyer Amerikën në Hënë
-
SHBA me sytë drejt pranisë së vazhdueshme në Hënë
-
NASA emëron ekuipazhin e Artemis III, për hapin tjetër drejt uljes në Hënë
-
NASA nis misionin e parë me ekuipazh në Hënë në gjysmë shekulli