Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Tjetër huadhënës i kriptovalutave shpall falimentimin

Huadhënësi amerikan i kriptovalutave, "Celsius Network", ka paraqitur kërkesë për falimentim në New York, duke u bërë “viktima” e fundit në rënien dramatike të çmimeve të kriptove, shkruan Reuters të enjten.

"Celsius" me bazë në New Jersey ngriu tërheqjet muajin e kaluar, duke përmendur kushtet "ekstreme" të tregut, duke ndërprerë qasjen në kursime për investitorët individualë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Celsius" vlerësoi asetet dhe detyrimet e veta midis 1 miliard deri në 10 miliardë dollarë, me më shumë se 100 mijë kreditorë. Kompania ka 167 milionë dollarë para në dorë.

Huadhënësit e kriptove, si "Celsius", lulëzuan gjatë pandemisë COVID-19, duke tërhequr depozituesit me norma të larta interesi dhe qasje të lehtë në kreditë që rrallë ofrohen nga bankat tradicionale. Por modeli i biznesit së huadhënësve u vu nën vëzhgim pas kolapsit të blokchainit 'terraUSD' dhe 'luna' në muajin maj.

Një tjetër huadhënës i kriptove në SHBA, "Voyager Digital", paraqiti kërkesën për falimentim këtë muaj. "Singapori's Vauld", një huadhënës më i vogël, gjithashtu ngriu tërheqjet këtë muaj.

Nën Kapitullin 11, "Celsius" mund të vazhdojë operimin e biznesit dhe konsiderohet më shumë si një riorganizim. Pretendimet e konsumatorëve do të adresohen përmes procesit të Kapitullit 11.