Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Platforma e kriptovalutave “Zipmex” kërkon mbrojtje nga falimentimi

Platforma e kriptovalutave, me fokus në Azinë Juglindore, “Zipmex” ka paraqitur kërkesë për mbrojtje nga falimentimi në Singapor, duke u bërë viktima e fundit e rënies globale të monedhave dixhitale.

"Zipmex" me bazë në Singapor rifilloi tërheqjet javën e kaluar, një ditë pasi i pezulloi ato më 20 korrik dhe njoftoi se po punonte për të adresuar borxhin prej 53 milionë dollarësh ndaj huadhënësve të kriptove “Babel Finance” dhe “Celsius”, raportoi Reuters të premten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Avokatët e "Zipmexit" paraqitën pesë aplikime më 22 korrik duke kërkuar moratoriume për të ndaluar procedurat ligjore kundër saj deri në gjashtë muaj.

Sipas ligjit të Singaporit, një paraqitje e tillë ua jep kompanive një moratorium automatik për 30 ditë ose derisa një gjykatë e Singaporit të marrë një vendim për aplikimin, çfarëdo qoftë.

"Zipmex", që operon në Singapor, Tajlandë, Indonezi dhe Australi, sipas faqes së saj të internetit, është e fundit në një varg të kriptove në mbarë botën që hasin në vështirësi.

Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim i Tajlandës tha të hënën se po punonte me organet e zbatimit të ligjit për të shqyrtuar humbjet e mundshme pasi "Zipmex" pezulloi përkohësisht tërheqjet.

Sektori ambicioz i kriptomonedhave të Singaporit është tronditur gjithashtu nga kolapsi i fundit i fondit të kriptomonedhës “Three Arrows Capital”.