Aplikacionet e njohura të takimeve, si Tinder, Grindr dhe OKCupid, shesin të dhënat personale të palëve të treta, përfshirë orientimin seksual të përdoruesve, në rastin e “Grindr”, në kundërshtim me rregulloren, njoftoi sot një organizatë norvegjeze.
Sipas Këshillit norvegjez të Konsumatorëve, Grindr, i cili pretendon të jetë rrjeti më i madh i takimeve në botë, ndan të dhënat GPS, adresën IP, moshën dhe gjininë e përdoruesve me një mori aktorësh, me qëllim reklamimin e synuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një raport të Këshillit, të titulluar “Jashtë kontrollit”, u shqyrtua mbledhja dhe përdorimi i të dhënave personale nga dhjetë aplikacione dhe u arrit në përfundimin se industria e reklamave shkel sistematikisht ligjin./ksp