Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

TikToku padit shtetin amerikan

TikToku e ka paditur shtetin e Montanas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ky u bë vendi i parë në botë që ua ndaloi banoerëve qasjen në këtë rrjet social, shkroi BBC-ja të martën.

Rrjeti social kinez tha se ky vendim bie ndesh me të drejtat e lirisë së fjalës në SHBA, derisa nëpërmjet padisë po synohet të rrëzohet ky vendim, që TikToku e quajti të paligjshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne po sfidojmë ndalimin antikushtetues të TikTokut në Montana për të mbrojtur biznesin tonë dhe qindra-mijëra përdorues në Montana. Besojmë se sfida jonë ligjore do të mbizotërojë bazuar në një grup jashtëzakonisht të fortë precedentësh dhe faktesh”, tha një zyrtar i këtij rrjeti social.

TikToku është vënë nën shqyrtim nga autoritetet në mbarë botën për dyshimet se të dhënat e përdoruesve mund t'i kalojnë qeverisë kineze.

Edhe në Kosovë është diskutuar mundësia e ndalimit të TikTokut.