Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Shteti i parë amerikan ndalon TikTokun

TikTok

Montana është bërë shteti i parë amerikan që miratoi ligjin që ndalon TikTokun në pajisjet personale.

TikTok, i cili është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, është akuzuar se paraqet një rrezik për sigurinë kombëtare përmes të dhënave të mbledhura nga përdoruesit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nëse nënshkruhet nga guvernatori Greg Gianforte, ndalimi mund të hyjë në fuqi në janar, raportoi BBC.

Projektligji, i njohur si SB 419, u miratua me një votim 54 pro dhe 43 kundër. Ai citon një sërë shqetësimesh në lidhje me TikTokun, duke përfshirë mbikëqyrjen e supozuar nga qeveria kineze.

Ai gjithashtu i referohet inkurajimit të "aktiviteteve të rrezikshme" midis përdoruesve të rinj të aplikacionit.

Shkeljet e projektligjit mund të sjellin një gjobë deri në 10,000 dollarë.