TikTok ka qenë uebfaqja më e vizituar sivjet në botë, sipas rankimit të “Cloudflaret”. Pas 10 gushtit, rrjeti social TikTok është bërë uebfaqja liderë për shumicën e ditëve në 2021, sidomos në tetor e nëntor.
Top dhjetë faqet më të klikuara për vitin 2021:
- TikTok.com
- Google.com
- Facebook.com
- Microsoft.com
- Apple.com
- Amazon.com
- Netflix.com
- YouTube.com
- Twitter.com
- WhatsApp.com
Vitin e shkuar, Google ishte lider, bashkë me shërbimet tjera si Maps, Translate e News. Facebooku, Amazoni e Netflix ishin para TikTok, që ishte i shtati.
Por sivjet, TikToku shpërtheu. Në shtator, TikToku njoftoi se ka pasur një miliard vizita në muaj. Sivjet aplikacioni i TikTokut u bë më i shkarkuari në botë.
Artikuj të ngjashëm
-
Aplikacionet më të popullarizuara në 2021-n
-
Aplikacionet më të kërkuara në vitin 2024, prin YouTube
-
“Cloudflare Radar”: TikToku, rrjeti social më i përdoruri në Kosovë për 2024-n
-
Instagrami e kalon TikTokun si aplikacioni më i shkarkuar
-
TikToku pritet të thyejë rekord në historinë e rrjeteve sociale