Changpeng “CZ” Zhao, që udhëheq këmbimoren e kriptovalutave, Binance, i është bashkuar listës së personave më të pasur në botë me pasuri prej së paku 96 miliardë dollarësh, sipas indeksit matës të “Bloombergut”.
Pasuria e tij tani ka tejkaluar shumë miliarderë të njohur. Vitin e shkuar, pasuria e themeluesit të Binancet shpërtheu bashkë me krijues të valutave që po ashtu u bënë miliarderë.
Pas shqetësimeve dhe raportimeve se si rritja e pasurisë në këtë industri ka nisur të zgjerohet te njerëz të caktuar viteve të fundit, CZ ka reaguar duke thënë se më mirë është që njerëzit të kenë fokusin se kush po ndihmon më shumë.
Një zëdhënës i Binancet ka thënë se “CZ synon ta japë 99 për qind të pasurisë së tij, për bamirësi”.
Zhao e lansoi Binancen më 2017. Sot është një nga këmbimoret më të mëdha botërore të kriptovalutave.
Në listën e re, ai është i 11-i njeri më i pasur në botë.