Qysh në prill, informuesi i famshëm Evan Blass (@evleaks) zbuloi se Motorola është duke punuar në dy telefona të rinj Android. Njëri prej tyre tashmë është zyrtarizuar – One Vision (në foto). Megjithatë, e gjitha nuk përfundon me kaq, raporton GSMArena.
Sipas njoftimit nga prilli, Motorola One Action është gjithashtu në përgatitje, ndërsa tani @evleaks e ka shtuar në listë edhe Motorola One Pro. Për fat të keq, nuk janë publikuar informacione rreth specifikimeve të këtyre telefonave, kështu që detajet rreth tyre janë ende mister, shkruan KOHA Ditore.
Gjykuar nga emërtimet, One Action do të mund të jetë një telefon i fuqishëm dhe i qëndrueshëm. Pajisjet e këtilla ishin shumë të popullarizuara disa vjet më parë. Kur bëhet fjalë për Pro, ky mund të jetë një model nga segmenti më i lartë në linjën Motorola One.