Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Thashethemet për Huawei P40: displej 120Hz, bateri 5500mAh

Telefoni i Huawei P40 mund të jetë jashtëzakonisht i fuqishëm kur të lansohet gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa thashethemet e reja sugjerojnë se do të ketë ekran 120Hz dhe bateri 5500mAh, raporton TweakTown.

Informatori Yash Raj Chaudhary i paralajmëroi specifikimet e segmentit premium për Huawei P40, të cilat përfshijnë ekranin 6,5 inçësh 2K OLED Waterfall me rifreskim prej 120Hz, si dhe kamerën prej 64MP në pjesën e pasme, e cila do të mbështetet nga sensori ultra i gjerë 20MP dhe thjerrëza telefoto 12MP që përfshinë makro dhe sensor ToF.

Përveç kësaj, telefoni do të duhej të ketë bateri 5500mAh, e cila do të mbushet plotësisht brenda 45 minutave përmes mbushësit jashtëzakonisht të shpejtë 50W.

Natyrisht, duhet pasur parasysh se këto janë vetëm thashetheme dhe se asgjë nuk është konfirmuar ende nga Huawei, shkruan KOHA Ditore. Por nëse vetëm disa nga këto informacione rezultojnë të jenë të sakta, Huawei P40 do të jetë një telefon i fuqishëm, i cili do të jetë në gjendje të përballet me konkurrencën më të madhe në treg.