Kompania Synaptics ka lansuar sensorin optik për gishtërinj në fund të vitit të kaluar.
Tani është zbuluar një version i përditësuar i cili do të mund të lexojë shenjat e gishtave nën ekran OLED, transmeton Koha.net. Po ashtu, kompania njoftoi se prodhuesi “Tier 1” do të prezantojë telefonin e parë me sensorin për gishtërinj nën ekran në panairin e teknologjisë CES 2018.

Sensori Clear ID FS9500 punon vetëm me ekranet OLED. Kur aktivizohet, përdor panelin për të ndriçuar shenjat e gishtave dhe pastaj proceson rrezet e dritës. Synaptics thotë se sensori mund të punojë nën komponentët e trashë deri në 1.5 mm, duke përfshirë mbrojtësin e ekranit, xhamin mbrojtës dhe ekranin aktual OLED.
Kompania premton të njëjtën siguri të mbrojtjes siç është te skaneri për gishtërinj FS9100, të cilin e kanë një numër i telefonave të avancuar, duke përfshirë dyshen Galaxy S8. Po ashtu, do të jetë më shumë i qëndrueshëm ndaj papastërtisë dhe lagështisë pasi që do të jetë i vendosur në mes të pllakës kryesore dhe ekranit OLED.

Shumica presin që Samsung të zbulojë së shpejti Galaxyn S9, por kompania Vivo dhe Qualcomm që nga qershori kanë njoftuar se janë duke punuar në prototipet e tyre, kështu që telefoni i ri i Vivos mund të një befasi e madhe muajin e ardhshëm në Las Vegas. Plus, Galaxy S9 nuk do të prezantohet në këtë panair [CES 2018], kështu që ylli i panairit mund të jetë ndonjë model tjetër.
-
Zbulohet smartfoni i parë në botë me skaner për gishtërinj nën ekran
-
Lansohet telefoni i parë në botë me skanerin e gishtave nën ekran
-
OnePlus 6 vjen me sensor për gishtërinj nën ekran
-
Galaxy S9 nuk do të vijë me skanerin e teknologjisë së fundit për gishtërinj
-
Patenta më e re e Apple për sensorin Touch ID nën ekran