Samsung Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus, si dhe Galaxy Note 8, të treve i mungon një veçori kyçe – skaneri i teknologjisë së fundit për gishtërinj (in-display fingerprint scanner).

Pavarësisht probleme të shumta, gjiganti i teknologjisë, Samsung, ka dështuar të implementojë skanerin biometrik për gishtërinj nën ekranin e smartfoni dhe analistët nga KGI besojnë se Samsung tashmë ka vendosur që të mbajë pozitën e njëjtë të skanerit për Galaxy S9 dhe Galaxy S9 Plus, transmeton Koha.net.
Kjo nënkupton se Galaxy Note 9 do të jetë smartfoni i parë i Samsungut me skaner për gishtërinj nën ekran dhe kompania koreano-jugore përfundimisht do të jetë me vonesë sa i përket kësaj veçorie.
Deri atëherë, përdoruesit do të duhet të mësohen me skanerin për gishtërinj i vendosur në pjesën e pasme të smartfonit, i cili është vërtetuar se është pak i papërshtatshëm sepse përdoruesit shpesh përfundojnë duke vendosur gishtin mbi sensorin e kamerës në vend te skaneri për gishtërinj.
-
Galaxy A10, smartfoni i parë i Samsungut me skaner për gishta nën-ekran
-
Galaxy S10 do të vijë me skaner për gishta anash kornizës
-
Galaxy S10 lë skanerin e syrit për atë me gishtërinj nën ekran dhe identifikim të fytyrës
-
Nokia 9 (2018) vjen me skaner për gishta nën ekran
-
Samsung Galaxy Note9 nuk do të ketë skaner për gishta nën ekran