Së fundmi, është raportuar se HMD Global së shpejti do të lansojë smartfonin e ri Nokia 9 (2018).
Gjithashtu, është raportuar se smartfoni i ri pritet të vijë me ekran 5.7-inç pothuajse pa skaje dhe me raport prej 18:9, si dhe me procesorin e teknologjisë së fundit Snapdragon 845, transmeton Koha.net.
Sipas një raporti të ri të lëshuar sot nga Kina, thuhet se Nokia 9 (2018) do të vijë me skaner për gishtërinj të vendosur nën ekran, raporton Phone Arena.
Po ashtu, thuhet se kompania e njohur kineze Vivo do ta furnizojë me skanerë të tillë për gishtërinj.
Artikuj të ngjashëm
-
Publikohen pamjet e para të Nokias 9 të ri
-
Publikohen fotografitë dhe videoja e Nokias me pesë kamera
-
Nokia do të zbulojë ‘telefonin më të shumëpritur’ më 21 gusht
-
Nokia paralajmëron edhe dy telefona të rinj të avancuar, njëri rival i Galaxy S9
-
Samsung Galaxy Note9 nuk do të ketë skaner për gishta nën ekran