Lansimi i smartfonëve të avancuar për këtë vit pak a shumë tashmë ka përfunduar, por tani është koha që të kthehemi tek ajo se çfarë na pret në 2019-ën.
Së bashku me modelet e reja që do t’i sjellin kompanitë si Samsungu, LG-ja, Sony e të tjerët, pritet që të sjellë risi edhe Nokia.
{gallery}
Nokia, gjegjësisht HMD Global, pritet të prezantojë smartfonin e ri premium në muajt e parë të vitit të ardhshëm, i cili do të quhet Nokia 9 ose Nokia 9 PureView, transmeton Koha.net.
Tani, në internet janë publikuar disa fotografi dhe një video në të cilat shihet në tërësi se si do të duket Nokia 9 PureView. Fotografitë janë të bazuara në skicat CAD, që do të thotë se mund të mos prezantojnë dukjen e smartfonit të ri 100 për qind por, megjithatë, na tregojnë një pamje të mirë të asaj se çfarë është duke përgatitur Nokia.
Ajo që vlen të përmendet, është se Nokia 9 PureView do të ketë një dizajn me pesë kamera në pjesën e pasme dhe se nuk do të implementojë prerjen (notch) në ekran.
Gjithashtu, Nokia 9 PureView do të vijë me ekran 5.9-inç QHD dhe është e qartë se ka një ekran që është në trend dhe se nuk ka nevojë që kjo kompani të konkurrojë të tjerët për nga madhësia e ekranit. Dimensionet e tij janë 155 x 75 x 7.9 milimetra, gjë që e bënë më të gjatë dhe të trashë se Nokia 8 Sirocc i cili ka ekran 5.5-inç.